SYRI TV/ 28 vjet nga rënia e tribunit të demokracisë, familjarë e demokratë homazhe për Azem Hajdarin

SYRI TV/ 28 vjet nga rënia e tribunit të demokracisë, familjarë e demokratë homazhe për Azem Hajdarin

Në 28-vjetorin e rënies së tribunit të demokracisë, Azem Hajdari, familjarë e përfaqësues të lartë të PD-së mbajtën homazhe e vendosën kurora me lule në shtatoren e tij. Pas ceremonisë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se Azem Hajdari është frymëzim për çdo shqiptar dhe se amaneti i tij për përballje me regjimin duhet përmbushur. Noka tha se rruga e vetme është beteja dhe qëndresa, ndaj apeloi qytetarët të ngrihen për të rrëzuar narkoregjimin. Familjarët, të afërm dhe përfaqësues të lartë të PD-së, mbajtën këtë të shtunë homazhe në nder të tribunit të demokracisë, Azem Hajdari, në 28-vjetorin e vrasjes së tij. Ashtu si çdo vit, bashkëshortja, fëmijët, familjarët e deputetë e PD-së, vendosën kurora me lule në shtatoren e Azem Hajdarit....