Sypatrembur dhe me flamurin e Shqipërisë etnike, Nelson Hysa përballet me Kabayel (VIDEO)

Sypatrembur dhe me flamurin e Shqipërisë etnike, Nelson Hysa përballet me Kabayel (VIDEO)

Nelson Hysa dhe Agit Kabayel kanë zhvilluar sot konferencën e parë zyrtare përpara përballjes së shumëpritur të 28 nëntorit në Düsseldorf. Në një moment që tërhoqi vëmendjen, boksieri shqiptar u shfaq me flamurin kuqezi dhe të Shqipërisë etnike, duke përcjellë një mesazh të fortë identitar përpara sfidës së rëndësishme në ring. Pas konferencës, dy boksierët u vendosën përballë njëri-tjetrit në përballjen tradicionale përpara ndeshjes, duke dhënë edhe një pamje të parë të atmosferës që pritet të shoqërojë duelin. Hysa dhe Kabayel do të matin forcat më 28 nëntor, në një përballje që pritet të ketë interes të madh në Gjermani dhe te tifozët shqiptarë. Boksieri shqiptar ka zgjedhur ta nisë përballjen me një mesazh të qartë ndërkohë që mësohet se janë shitur të gjitha biletat...