Sylvinho dhe e kaluara blaugrana, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare tregon të pathënat e karrierës te Barcelona

Sylvinho dhe e kaluara blaugrana, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare tregon të pathënat e karrierës te Barcelona

Sylvio Mendes Campos Junior apo siç njihet ndryshe thjesht Sylvinho, është në një moment reflektimi. Pas mbylljes së eksperiencës së tij me Kombëtaren shqiptare në muajin maj, trajneri brazilian është i hapur për një rikthim të mundshëm në pankinë. Por çdo verë ai shkon në Barcelonë ku ende ka lidhje me disa prej ish shokëve të tij të skuadrës. Një prej tyre është Deco që dikur i dha një këshillë që i ndryshoi jetën. ’Sylvio ke bërë xhiron e botës, nëpër Evropë…Pse nuk vjen të jetosh në Porto?’. ‘Dhe unë e bashkëshortja ime u mahnitëm. Është një qytet që të relakson’-tregon Sylvinho që në një intervistë për të përditshmen spanjolle Sport bëri një rrëfim të gjatë për Barcelonën, të kaluarën e tij te kjo skuadër,...