Sy dhe veshë nga Barcelona-Real Madrid. Ja pse Mourinho është nxitësi i madh i tensioneve në “El Clásico”

Sy dhe veshë nga Barcelona-Real Madrid. Ja pse Mourinho është nxitësi i madh i tensioneve në “El Clásico”

Kanë kaluar 13 vite nga përfundimi i aventurës së parë të José Mourinhos te Real Madridi. Portugezi fitoi një Kupë Mbreti, një kampionat dhe një Superkupë Spanje, ndërsa Barcelona, gjatë së njëjtës periudhë, triumfoi në dy kampionate, një Champions, dy Superkupa Spanje, një Kupë Mbreti, një Superkupë Europe dhe një Botëror Klubesh. Epoka e Mourinhos prodhoi më shumë armiqësi sesa futboll. Përplasjet nisën që në kohën kur drejtonte Chelsea. Në vitin 2005, pas eliminimit nga Barcelona, Mourinho akuzoi trajnerin Frank Rijkaard se kishte takuar arbitrin Anders Frisk në dhomën e zhveshjes. Një vit më pas, e akuzoi Lionel Messin për simulime, pas përjashtimit të Asier del Hornos. Tensionet vazhduan tek Interi, sidomos në gjysmëfinalen e Champions-it më 2010, kur zikaltrit eliminuan Barcelonën. Por kulmi erdhi...