Surpriza në Serie A! Skuadra e njohur ndryshon trajner në mes të pushimeve
Një lajm i papritur te Parma: Carlos Cuesta nuk është më trajner. Sipas një deklarate zyrtare të klubit, ” nuk ekzistonin më kushtet e nevojshme për të vazhduar punën e nisur, çka çoi në këtë vendim të marrë me marrëveshje të ndërsjellë.” Ky vendim erdhi pas diskutimeve midis trajnerit dhe drejtorit të përgjithshëm Federico Cherubini, të cilat u përqendruan kryesisht te menaxhimi i disa çështjeve që lidhen me lojën në fushë. Ky është ndryshimi i tretë i trajnerit në Serie A që nga fillimi i sezonit. Vizioni i trajnerit spanjoll për gjendjen aktuale të skuadrës binte qartazi ndesh me atë të drejtuesve të lartë të klubit, ndaj ata e panë të arsyeshme të ndërmerrnin këtë hap tani, për të shfrytëzuar pauzën e kampionatit për prezantimin...
Burimi:
telesport.al