Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Champions League, ja 10 skuadrat favorite! Befasia në listë

Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Champions League, ja 10 skuadrat favorite! Befasia në listë

Derisa të mësohet skuadra që do të pasojë Paris Saint-Germain si kampione e Europës, superkompjuteri i “Opta” ka bërë parashikimin e tij për ekipet që kanë më shumë gjasa të triumfojnë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit europian. Surpriza është se Arsenali i Mikel Artetës kryeson listën e favoritëve. Skuadra angleze, e cila sezonin e kaluar arriti deri në finalen e Champions League ndaj PSG-së, vlerësohet me 20.9% mundësi për të fituar trofeun. Në vendin e dytë renditet Bayern Munich, me 19.4%, ndërsa Manchester City është i treti me 12.3%. Sa i përket dy gjigantëve spanjollë, Barcelona renditet e katërta me 8.2%, ndërsa Real Madridpozicionohet në vendin e shtatë me 4.4%. Në listën e 10 favoritëve gjendet edhe Paris Saint-Germain, kampionia në fuqi, e cila...