Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Në ndeshjen e fundit të fazës së parë të “Abissnet Superiore” sot (29 tetor), Egnatia ka mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 duke i rrëmbyer dhe vendin e parë në klasifikim. Në “Egnatia Arena” vendasit u shfaqën më kërkues përballë një Teute të kujdesshme, me një pjesë të parë të mbyllur në barazim 0-0. Në pjesën e dytë Egnatia arriti të gjejë rrugën e rrjetës pas një aksioni mjaft të shpejtë, me Grudën që shërbeu për Adjesan, i cili nuk i lejoi asnjë mundësi portierit Bernardoni. Në minutat në vazhdim, përpjekje nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit, Juxhin Xhaja. Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e parë me 21 pikë pas 9 javësh kampionat, ndërsa...