Super Marash Kumbulla në Spanjë! Mbrojtësi shqiptar sjell golin dhe kartonin e kuq, fiton 100% të dueleve
Marash Kumbulla ka debutuar me fanellën e Rayo Vallecanos në Kupën e Mbretit, duke lënë menjëherë gjurmë në fitoren 3-2 ndaj Recreativo Huelva, pas kohës shtesë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti 80 minuta dhe ishte një nga futbollistët më të spikatur të skuadrës spanjolle. Në pjesën e parë, Kumbulla iu afrua golit me një goditje të rrezikshme fluturimthi, që detyroi portierin kundërshtar të bënte një pritje të shkëlqyer. Pak më vonë, shqiptari fitoi një penallti, nga e cila Rayo Vallecano barazoi rezultatin në 1-1. Për më tepër, aksioni solli edhe përjashtimin me karton të kuq të mbrojtësit të Recreativos, Roan Riera. Statistikat e Kumbullës ishin mbresëlënëse, veçanërisht në duelet fizike. Qendërmbrojtësi fitoi të gjitha pesë duelet në tokë, duke regjistruar një sukses të përsosur prej...
Burimi:
sportekspres.com