Super-Agjencia” nën hijen e Kryeministrit

Super-Agjencia” nën hijen e Kryeministrit

Super-Agjencia” nën hijen e Kryeministrit Projektligji për krijimin e “Agjencisë Shtetërore të Pronës” premton të vendosë rregull në kaosin e pronësisë dhe regjistrimeve, por ekspertët thonë se po ndërton një autostradë rregullatore që mbron investitorët strategjikë, zbut pengesat për ndërtuesit mbi toka me konflikt dhe e vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të pushtetit ekzekutiv. Përgjatë ujërave bruz të Jonit, aty ku ullinjtë qindravjeçarë takojnë skelat e betonisjes, Riviera Shqiptare po përjeton atë që qeveria e quan “rilindjen e turizmit”. Nga vilat luksoze të ngritura mbi shkëmbinjtë e Dhërmiut e Himarës, te resortet e mbyllura të Sazanit e deri te kullat qiellgërryese që po rikonfigurojnë në mënyrë agresive horizontin e Tiranës, Shqipëria po shitet ndërkombëtarisht si eldoradoja e re e pasurive të paluajtshme....