Sulmuesit shqiptar nuk i japin pagën, klubi turk i kërkon edhe largimin nga ekipi!
Milot Rashica po kalon periudhën më delikate te Beshiktashi. Altin Lala si menaxheri i tij zbuloi se ndryshe nga lojtarët e tjerë, nuk është paguar në gusht. Klubi turk i ka kërkuar largimin sulmuesit shqiptar. Po ashtu konfirmohet se 30-vjeçari nuk u përfshi në listën e Ligës së Europës dhe sinjali është i qartë. Për Rashicën nuk do të jetë e lehtë që të pranojë largimin. Nuk kanë mbetur shumë opsione për transferim, ndërsa Arabia mund të jetë destinacion. Kujtojmë se Rashica regjistron 121 ndeshje me Beshiktashin. Në ndeshjen e fundit të kampionatit përfundoi në tribunë.
Burimi:
javanews.al