SULMOHET MAKINA PRANË KRYEMINISTRISË, ARRESTOHET AKTIVISTI EDISON LIKA
Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, pak pasi protestuesit përfunduan marshimin dhe u rikthyen sërish në zonën përreth godinës së qeverisë. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin përballë RTSH-së, vetëm pak metra larg Kryeministrisë. Sipas raportimeve, aktivisti Edison Lika dyshohet se ka qëlluar me gurë një automjet qeveritar që po lëvizte në zonë. Nga pamjet e publikuara duket se automjeti i sulmuar ishte një “Mercedes-Benz”, i cili shoqërohej nga disa mjete të tjera të eskortës. Për këtë arsye, mediat raportojnë se bëhet fjalë për automjetin e kryeministrit Edi Rama, i cili dyshohet se ndodhej në godinën e Kryeministrisë në momentin e incidentit. Sipas pamjeve, përpara “Benzit” kalon fillimisht një motor i Policisë, më pas një automjet tjetër, ndërsa pas Mercedesit lëviz edhe një fuoristradë....
Burimi:
ntv.al