Sulmi i armatosur ndaj familjes Jashari në Kosovë, Prokuroria Speciale: “Legija” ishte urdhërdhënësi!

Sulmi i armatosur ndaj familjes Jashari në Kosovë, Prokuroria Speciale: “Legija” ishte urdhërdhënësi!

Millorad Ulemek, i njohur si “Legija” është urdhërdhënësi i sulmit ndaj familjes Jashari. Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur ta identifikojë atë si planifikuesin e gjithë sulmit. “Këtë njësi të operacioneve speciale, e ka udhëhequr Milorad Ulemek, Legija i cili, atë që e thash më herët e ka pas për obligim dhe për detyrë dhe me kërkesën e tij speciale që ta sulmojë drejtpërdrejtë shtëpinë e Shaban Jasharit”, ka thënë prokurori special, Valdet Gashi. Millorad Ulemek është dënuar në vitin 2007 lidhur me vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Ai është i dënuar edhe për vrasjen e presidentit Ivan Stamboliq dhe opozitarit Vuk Drashkoviç. Për sulmin ndaj Jasharëve Prokuroria ka marrë nën akuzë 35 persona deri tani.