Sulmi fizik ndaj Edit, Prokuroria Themelore e Pejës hap rast penal ndaj Joz Markut

Sulmi fizik ndaj Edit, Prokuroria Themelore e Pejës hap rast penal ndaj Joz Markut

Showbiz E Premte, 4 Shtator 2026 16:30 Jozi Marku është vënë në “stop-listë” nga autoritetet kosovare, pas incidentit të dhunshëm ndaj Edi Kuçit, për të cilin së fundmi është publikuar videoja e plotë e sulmit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se prokurori kujdestar ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë. Sipas Nikçit, rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, të kryer ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K., inicialet e të cilit i referohen Edi Kuçit. “Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë...