Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Banka e Shqipërisë ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe incidentet e regjistruara ndaj disa degëve bankare dhe bankomatëve (ATM), të cilat kanë shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme në ofrimin e shërbimeve. Institucioni thekson se po e ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën, ndërsa nënvizon se siguria e qytetarëve, klientëve dhe punonjësve të institucioneve financiare mbetet përparësi. Banka e Shqipërisë siguron qytetarët se depozitat dhe kursimet e tyre në sistemin bankar janë të sigurta dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve të disa degëve. Sipas deklaratës, shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar vazhdimësinë e transaksioneve dhe përmbushjen e nevojave të bizneseve dhe familjeve. Institucioni sqaron se kufizimet...