Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje
13 persona u plagosën nga sulmet me raketa balistike dhe dronë që rebelët Huthi të Jemenit që mbështeten nga Irani lëshuan ndaj Arabisë Saudite. Riadi u kundërpërgjigj me më shumë se 50 sulme ajrore ndaj zonave ku janë të përqendruar rebelët dhe u zotua të mbrojë sovranitetin e tij dhe të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme operacionale deri në ndaljen e veprimeve armiqësore dhe ekstremistë, siç i cilësoi ai sulmet e rebelëve. Huthët e Jemenit, rivalë dhe kundërshtarë të forcave të qeverisë së atij vendi që mbështetet nga sauditët, kanë marrë nën kontroll bregdetin jemenas në detin e kuq si dhe ngushticën e Bab al Mandeb që mori një rëndësi të veçantë për transportin ndërkombëtar detar pas mbylljes së ngushticës së Hormuzit, dhe kanë...
Burimi:
javanews.al