Sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe Gjermani/ Hoxha paralajmëron: Moska po teston kufijtë e sigurisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas sulmeve të fundit ruse me dron në Ukrainë dhe Gjermani. Ai ka ritheksuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, teksa shton se “agresioni rus nuk do ta dobësojë sigurinë e Evropës”. “Rusia ka demonstruar edhe një herë se agresioni i saj kundër Ukrainës nuk ndalet. Sulmet masive në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase, përfshirë sulmin e drejtpërdrejtë në Universitetin Kombëtar të Teknologjive Ushqimore, janë pjesë e një fushate brutale që vazhdon të vendosë civilët në rrezik. Evropa, dhe Shqipëria si pjesë e saj, me të drejtë kanë qëndruar që nga dita e parë në krah të Ukrainës, dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ukraina mbetet vija e parë e kësaj lufte. Por është...
Burimi:
ntv.al