Sulm rus me dronë ndaj dy trenave në Ukrainë, të paktën 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë rusë që goditi dy trena në Dniepër të Ukrainës, raportojnë mediat lokale. Fillimisht, autoritetet lokale njoftuan se ishte goditur vetëm një tren, por raportimet e mëvonshme bëjnë me dije se sulmi ka përfshirë një tren pasagjerësh dhe një tren tjetër udhëtarësh. Sipas informacioneve paraprake, pavarësisht shpalljes së nivelit të lartë të rrezikut, në platformë ndodheshin një numër i konsiderueshëm njerëzish në momentin e sulmit. Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, reagoi pas sulmit përmes një postimi në rrjetin social X, ku shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe bëri thirrje për masa të reja kundër...
Burimi:
ntv.al