Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë, raportohet se është prekur nga një sulm i madh kibernetik, me një vlerë prej rreth 6.3 miliardë dollarësh (4.7 miliardë paund). Sipas informacioneve të bëra publike deri më tani, rreth gjysma e aseteve të përfshira në incident janë ngrirë, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se vijon të jetë në duart e hakerëve. Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha në tregun e kriptomonedhave, ndërsa dy kompani të specializuara në analizën e transaksioneve digjitale kanë ngritur dyshime për përfshirjen e një grupi hakerësh të lidhur me Korenë e Veriut. Firma e inteligjencës së blockchain-it, TRM Labs, deklaron se disa elemente të sulmit ndaj Binance ngjajnë me incidente të mëparshme kibernetike që u janë atribuar grupeve të hakerimit nga Koreja...