No Image Available

Suedia dërgon ‘Patriotët’ në Poloni, rreth 100 trupa për mbrojtjen e një prej nyjeve kryesore të NATO-s

  Suedia do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ dhe rreth 100 trupa në Poloni, në një lëvizje që synon forcimin e krahut lindor të NATO-s dhe mbrojtjen e një prej nyjeve kryesore për transportin e ndihmës drejt Ukrainës. Misioni suedez do të nisë në dhjetor dhe do të fokusohet te mbrojtja e qendrës logjistike ‘Rzeszów-Jasionka’, në juglindje të Polonisë. Forcat suedeze do të marrin përsipër detyrat që aktualisht kryhen nga Holanda. Sistemet Patriot do të përdoren për mbrojtjen nga kërcënimet ajrore, përfshirë dronët dhe raketat. Njësia suedeze do të operojë nën komandën e NATO-s. ‘Rzeszów-Jasionka’ është një nga pikat kryesore të tranzitit për ndihmën ushtarake dhe civile që dërgohet drejt Ukrainës. Sipas autoriteteve suedeze, rreth ‘18 mijë tonë pajisje kalojnë çdo muaj përmes...