Stuhia e parë e vjeshtës godet Gjermaninë, të plagosur rëndë dhe dëme të shumta
Stuhia e parë e vjeshtës që goditi Gjermaninë këtë vit ka shkaktuar dëme dhe të lënduar në perëndim dhe jugperëndim të vendit, ndërsa punimet për pastrimin e zonave të prekura vijonin edhe të shtunën në mëngjes. Zjarrfikësit dhe efektivët e policisë u angazhuan për të larguar pemët dhe degët e rrëzuara, ndërsa banorët në disa zona mbetën përkohësisht pa energji elektrike. Dy persona u plagosën rëndë të premten pasdite, kur një erë e fortë rrëzoi një strukturë pranë një tregu në qytetin Nastätten, në perëndim të Frankfurtit. Njëri prej tyre u transportua me helikopter në spital dhe ndodhet ende në gjendje kritike, sipas policisë. Një çiklist u godit nga një degë peme që ra në qytetin Seligenstadt, në juglindje të Frankfurtit, dhe u desh të...
Burimi:
syri.net