“Stuhi” në Premier League… Gafë te goli i Haaland, arbitrat i kërkojnë falje Manchester United

“Stuhi” në Premier League… Gafë te goli i Haaland, arbitrat i kërkojnë falje Manchester United

14 Shtator 2026 7:25 Alfred Lleshi Një stuhi ka shpërthyer në Premier League për golin e Haaland, që i dha Manchester City fitoren në derbin ndaj Manchester United. Goli i norvegjezit u gjykua fillimisht jashtë loje nga arbitri, por u akordua pas një kontrolli të gjatë nga VAR. Në përfundim të ndeshjes, “Pro Ref”, organizmi përgjegjës për arbitrat në Premier League, i kërkoi falje Manchester United dhe pranoi gabimin në gjykim. “Do të kryhet një rishikim i episodit”, – bëri të ditur organizmi. Në aksion, Enzo Fernandez nuk e preku topin, por pozicioni i tij nuk duhej konsideruar i parëndësishëm për aksionin. Për këtë arsye, VAR-i duhej t’i kërkonte arbitrit një rishikim në monitorin në fushë (on-field review), në vend që të konfirmonte golin vetëm...