Studiuesi: Punonjësit e AI janë “realisht të frikësuar” për të ardhmen e njerëzimit
Një studiues i Inteligjencës Artificiale (IA), i cili dha dorëheqjen nga kompania Anthropic, ka deklaruar për BBC se punonjësit e kësaj fushe janë “realisht të frikësuar” nga shpejtësia e zhvillimit të teknologjisë dhe pasojat që mund të ketë për njerëzimin. “Besoj se nëse nuk ngadalësojmë ritmin aktual të përparimit, ekziston një mundësi e fortë që të gjithë të vdesim në një të ardhme të afërt”, tha Jacob Coxon, pas postimit të tij viral mbi rreziqet e IA-së. Coxon, 27 vjeç, i cili më parë kishte punuar në OpenAI, theksoi se frika e stafit lidhet me ndjesinë e të qenit të “bllokuar në një garë” mes kompanive. Ai shtoi se kërkesat për rregullim janë të sinqerta, pasi punonjësit janë të shqetësuar për rezultatet e kësaj gare....
Burimi:
kultplus.com