Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”
Studioja e njohur ndërkombëtare e arkitekturës “Bjarke Ingels Group” (BIG) është shpallur zyrtarisht fituese e konkursit ndërkombëtar për transformimin e kompleksit të ish-“Tajvanit” dhe rikonceptimin e hapësirës në Parkun Rinia, një nga zonat më strategjike në qendër të Tiranës. Juria ndërkombëtare vlerësoi unanimisht propozimin e paraqitur nga BIG, duke e cilësuar atë si një qasje të integruar që ndërthur vizionin urban, zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe lidhjen organike të parkut me strukturën e qytetit. Forma e skulpturuar e projektit u veçua për mënyrën se thekson identitetin e zonës dhe ofron pamje të pandërprera, ndërsa strategjia e peizazhit u vlerësua për forcimin e bio-larmisë dhe karakterit ekologjik. Konkursi ndërkombëtar dhe pesë alternativat e arkitekturës botërore Konkursi për projektin e njohur si “Tirana Fountain Plaza” (ose...
Burimi:
javanews.al