Studimi i publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”: Vera e kuqe një antibakterial i fuqishëm

Studimi i publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”: Vera e kuqe një antibakterial i fuqishëm

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry” analizoi efektin antibakterial të verës së kuqe dhe të bardhë ndaj disa baktereve të gojës, përfshirë “Streptococcus mutans”, bakter i lidhur me kariesin, si dhe “Streptococcus pyogenes”, i cili mund të shkaktojë faringjitin. Studiuesit zbuluan aktivitetin antibakterial të të dyja verërave, në kushte laboratorike. Studiuesit identifikuan disa acide organike, përfshirë acidin malik, laktik, tartarik, citrik dhe acetik, si kontribuues të mundshëm në aktivitetin antibakterial të verës. Studime të tjera kanë testuar edhe verën e kuqe, në modele laboratorike të biofilmit oral, pra shtresës komplekse të baktereve që formohet në gojë. Një studim i vitit 2014, zbuloi se vera e kuqe dhe vera e kuqe pa alkool kishin efekt antimikrobik ndaj disa baktereve...