Studimi i BMW-së: Konsumatorët kërkojnë autonomi më të madhe se sa u duhet në përditshmëri
Një sondazh i BMW Group North America ka nxjerrë në pah se shumica e amerikanëve gjatë ditës përdorin shumë më pak autonomi sesa kërkojnë nga një veturë elektrike përpara se ta blejnë. Në studim morën pjesë 1,005 të rritur nga SHBA-ja. Rreth 73 për qind e pjesëmarrësve thanë se për nevojat e një dite të zakonshme do t’u mjaftonte një autonomi prej 75 miljesh ose më pak, që korrespondon me rreth 121 kilometra. Por kur u pyetën për nivelin e autonomisë që do të dëshironin te një veturë elektrike, pritshmëritë e tyre rezultuan dukshëm më të larta, transmeton Telegrafi. Sondazhi u zhvillua nga 11 deri më 13 shtator. Sipas rezultateve, 42 për qind e të anketuarve do të kërkonin të paktën 300 milje autonomi, apo...
Burimi:
javanews.al