Studimi: El Nino mund të paralajmërojë nxehtësinë ekstreme në Amazonë –
Kushtet e lidhura me fenomenin El Niño dhe ngrohja e Atlantikut tropikal mund të ofrojnë sinjale për nxehtësi ekstreme në disa pjesë të Amazonës deri në shtatë muaj përpara, sipas një studimi të ri. Studimi, i publikuar në revistën Earth’s Future, analizoi ndikimin e modeleve kryesore të ndryshueshmërisë natyrore të klimës në temperaturat dhe reshjet në të gjithë pellgun e Amazonës. Studiuesit zbuluan se periudhat me nxehtësi ekstreme bëhen më të mundshme pas kushteve jashtëzakonisht të ngrohta të lidhura me El Niño-n në Paqësorin tropikal, si dhe pas ngrohjes së disa zonave të Atlantikut tropikal. Sinjali më i fortë u evidentua për periudhën mars-maj, kur temperaturat ekstreme në Amazonë u lidhën me ndryshime të temperaturës së oqeaneve të vërejtura deri në shtatë muaj më herët....
Burimi:
javanews.al