Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë të autizmit tek fëmijët
Fëmijët, nënat e të cilëve ishin të ekspozuara ndaj grimcave të imëta nga zjarret gjatë shtatzënisë, kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me autizëm, sipas një studimi të ri. Çdo rritje prej 0.75 mikrogramësh për metër kub në përqendrimin mesatar të grimcave të imëta të lidhura me zjarret gjatë shtatzënisë shoqërohej me një rrezik 30% më të lartë të zhvillimit të autizmit. Lidhjet më të forta me autizmin ndodhën gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë. “Shtatzënia është një periudhë e zhvillimit të shpejtë të trurit, kur ekspozimet mjedisore mund të ndërhyjnë në procese të rëndësishme zhvillimore”, tha Stefania Papatheodorou, një epidemiologe në Shkollën e Shëndetit Publik Rutgers dhe autore kryesore e studimit. Autizmi është i lidhur me procese komplekse neurozhvillimore që fillojnë para lindjes,...
Burimi:
javanews.al