Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësimin për kushtet e studimit dhe problemet me të cilat përballen të rinjtë që përgatiten për të ushtruar profesionin e mjekut në Shqipëri. Në një prononcim për News24, studentja deklaroi se mungesa e kushteve të përshtatshme në universitete dhe problemet e shumta në sistemin shëndetësor po ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e studentëve. Ajo theksoi se kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigjen e duhur, ndërsa u bëri thirrje studentëve të fakulteteve të tjera që t’i bashkohen protestës, pasi problemet e arsimit të lartë prekin të gjithë të rinjtë. Studentja rrëfeu se ka zgjedhur Mjekësinë me dëshirën për të kontribuar në vendin e saj, por kushtet aktuale e bëjnë...
Burimi:
gijotina.com