Studenti në gjendje të rëndë? Sheshi mbulohet nga gazi lotsjellës
Një student është raportuar në gjendje të rëndë gjatë protestës në Tiranë, pasi zona ku ndodhej u mbulua nga gazi lotsjellës i përdorur nga policia. Sipas informacioneve paraprake, protestues të tjerë kanë ndërhyrë për ta larguar nga tymi dhe për ta dërguar në një zonë më të sigurt. Situata është përshkallëzuar, ndërsa në terren vijojnë tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Deri më tani, nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen shëndetësore të studentit apo nëse ai ka marrë ndihmë mjekësore. Rrethanat e incidentit dhe gjendja e studentit mbeten për t’u sqaruar.
Burimi:
ntv.al