Studenti i pandalshëm i jep leksion edhe Tiranës, fitore jashtë fushe për Vllazninë e Partizanin
Studenti po rikthehet në kohët e arta në Superligën shqiptare në volejboll për meshkuj. Kryeqytetasit udhëheqin renditjen me 12 pikë të plota pas fitores 3-0 (25-17, 25-21, 25-23) arritur ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti” e vlefshme për javën e 4-t . Një ndeshje e komanduar shumicën e kohës nga Studenti, që i meritoi tri pikët. Tirana, ndonëse e përmirësoi lojën e saj nga seti në set, nuk arriti dot të rivalizojë, duke qenë larg pritshmërive. Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Vllaznia, që mundi 3-1 Erzenin (25-17, 20-25, 25-13, 25-22). Loja e ekipit shijakas ishte me hope, duke mos rivalizuar dot, ndërsa shkodranët ishin gjithnjë në avantazh dhe e merituar fitoren. Ngjit shkallët e renditjes Partizani, që triumfoi 3-0 në Korcë ndaj Skënderbeut vendës...
Burimi:
telesport.al