Studentët thirrje prindërve: Siç e hodhët ju diktatorin Hoxha, na ndihmoni ta hedhim edhe ne diktatorin Rama
Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe duke theksuar se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. “Do dalim çdo ditë derisa të ikë kjo qeveri”, shprehet një prej protestuesve, duke paralajmëruar se protesta do të vijojë. Një tjetër protestues shprehet se, nëse kryeministri Edi Rama nuk largohet, qytetarët do të detyrohen të largohen vetë. “Nëse Rama nuk largohet, do të detyrohemi të largohemi ne”, thuhet në një prej mesazheve të përcjella nga protesta. Protestuesit kanë komentuar edhe kërcënimet ndaj pjesëmarrësve, duke i konsideruar ato si një arsye më shumë për të dalë në shesh. “Kërcënimet për të mos dalë në protestë duhet të jenë një arsye më shumë për...
Burimi:
gijotina.com