Studentët e Universitetit të Korçës bojkotojnë edhe sot mësimin, dalin në protestë
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, ku përmes pankartave dhe thirrjeve po përcjellin mesazhet e tyre në mbështetje të protestës studentore. “Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti rrëzohet” janë disa nga sloganet që dëgjohen nga të rinjtë. Me pankarta në duar, studentët shprehin solidaritetin me bashkëmoshatarët e tyre dhe kërkojnë një të ardhme më të sigurt.
Burimi:
kohajone.com