Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësim, duke theksuar se vendi ka hapur të gjithë kapitujt dhe ka mbyllur katër prej tyre. Gjatë konferencës për shtyp ku u prezantua Strategjia e Zgjerimit të BE-së, Kos u shpreh se Shqipëria, së bashku me Moldavinë dhe Ukrainën, po shënon përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit europian. Ajo theksoi se Shqipëria duhet të vijojë zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat që lidhen me shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. “Për Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, gjithë avancimi sa i përket futjes në BE është i rëndësishëm dhe të këtyre 4 vendeve që po avancojnë shumë shpejt....
Burimi:
javanews.al