Strategjia e re e Netanyahut/ Kryeministri hedh dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, akuzon Katarin për ndërhyrje

Strategjia e re e Netanyahut/ Kryeministri hedh dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, akuzon Katarin për ndërhyrje

Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet të hedhë dyshime mbi legjitimitetin e tyre. Në orët e fundit të fushatës zgjedhore, paralajmërimet e ashpra të kryeministrit treguan strategjinë që ai do të përdorte sapo të mbylleshin qendrat e votimit: “Po i vjedhin zgjedhjet”. Refreni i përsëritur nga populistët në vështirësi në të gjithë botën, këtë herë me një kthesë lokale: fajtorët do të ishin arabët. E përditshmja italiane “Corriere Della Sera” raporton se kërkesa e paraqitur nga Noam Sohlberg, Gjyqtari i Gjykatës së Lartë që kryeson komisionin zgjedhor, për të hetuar “ndërhyrjen e mundshme të huaj” u shfrytëzua menjëherë nga partia Likud dhe e djathta për të provuar të parandalonin Gadi Eisenkot,...