Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!

Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!

Në përgjigje të fluksit të lartë të dosjeve të prapambetura dhe me synim përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka hedhur për konsultim publik “Studimin për rishikimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”. Ky dokument strategjik, i mbështetur në analizën e ngarkesës gjyqësore dhe metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), parashikon një ndërhyrje strukturore afatmesme (2026-2030). Propozimi vjen në kuadër të zbatimit të Udhërrëfyesit për Efikasitetin e Pushtetit Gjyqësor në Shqipëri 2025–2027, i cili synon “forcimin e kapaciteteve të gjyqësorit nëpërmjet mirëadministrimit të burimeve njerëzore”. Zgjerimi i organikës Sipas vlerësimeve aktuale të KLGJ-së, nga 417 vende të miratuara në organikë, vetëm 309 gjyqtarë rezultojnë efektivisht në detyrë. Kjo diferencë thekson nevojën urgjente jo...