Stevie Wonder rikthen “Songs in the Key of Life” në skenë, 50 vjet pas publikimit

Stevie Wonder rikthen “Songs in the Key of Life” në skenë, 50 vjet pas publikimit

Stevie Wonder do të rikthejë në skenë një prej albumeve më të rëndësishme të karrierës së tij, “Songs in the Key of Life”, 50 vjet pas publikimit të tij. Fituesi i 25 çmimeve Grammy ka njoftuar një turne në SHBA dhe Evropë, gjatë të cilit do ta interpretojë albumin e vitit 1976 të plotë në çdo koncert. Turneu do të përfshijë gjithsej 18 data dhe do të nisë më 13 tetor në Birmingham të Anglisë. Pas koncertit të parë, Wonder do të performojë në disa qytete evropiane, mes tyre Paris, Kopenhagë, Amsterdam dhe Londër. Pjesa amerikane e turneut do të nisë më 19 nëntor në Madison Square Garden në Nju Jork dhe do të vazhdojë me ndalesa në Çikago, Uashington dhe Detroit, përpara se të...