Statistikat dhe formacionet! Çfarë duhet të dini para ndeshjes Lazio – Milan

Statistikat dhe formacionet! Çfarë duhet të dini para ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sot në stadiumin “Olimpico”, në një nga ndeshjet më interesante të javës së katërt të “Serisë A”. Sfida nis në orën 18:00 dhe të dyja skuadrat kërkojnë një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme. Lazio vjen në këtë takim në një formë mjaft të mirë. Bardhekaltrit kanë fituar të tre ndeshjet e para të kampionatit, duke grumbulluar 9 pikë dhe duke pësuar vetëm një gol. Ekipi kryeqytetas ka shënuar katër gola në këto tri javë. Edhe Milani ka nisur mirë sezonin, me dy fitore dhe një barazim, për një total prej 7 pikësh. Kuqezinjtë kanë shënuar pesë gola dhe kanë pësuar vetëm dy. Në përballjet e fundit direkte, Lazio ka pasur një avantazh të lehtë. Në pesë ndeshjet e fundit...