Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar është përfshirë nga dhimbja pas ndarjes nga jeta të profesorit dhe atletit të njohur Albert Karriqi, në moshën 75-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga të afërm dhe miq të Karriqit, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e sportit shqiptar, si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë sportiv. Albert Karriqi ishte profesor në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit dhe atlet kampion i klubit “Tirana”. Ai ishte i specializuar në Teorinë dhe Metodologjinë e Stërvitjes Sportive, si dhe në Filozofinë e Sportit. Përtej veprimtarisë akademike dhe sportive, Karriqi ishte një figurë e njohur edhe për publikun e gjerë shqiptar. Ai ishte i pranishëm shpesh si analist dhe komentator i ftuar në panele televizive sportive, veçanërisht gjatë zhvillimeve dhe ngjarjeve të...