ZYRTARE/ Vllaznia e shikonte si të ardhmen e portës, Brdariç prezanton ish-gardianin e kuqebluve
Kristi Qarri është zyrtarisht lojtar i Drenicës. Portieri që e mbylli me Vllazninë, ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës nën urdhërat e trajnerit Tomas Brdariç. Njoftimi i Drenicës: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me portierin Kristi Qarri, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e familjes FC Drenica. Kristi i bashkohet ekipit me ambicie të mëdha për të dhënë kontributin e tij maksimal në arritjen e objektivave tona dhe për të forcuar portën kuqezi”, shkruan Drenica.
Burimi:
gijotina.com