Zyrtare! Tyson fury rikthehet në ring më 11 prill, do të përballet me rivalin rus
28 Janar 2026 14:43 Telesport Boksieri britanik Tyson Fury ka zyrtarizuar sot përballjen e tij të rikthimit në ring pas 15 muajsh. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks do të ndeshet më 11 prill ndaj rusit Aslanbek Makhmudov. Vendi se ku do të zhvillohet kjo përballje do të shpallet më vonë. “I emocionuar që jam kthyer. Zemra ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë në boks. Dikush të shkojë t’i thotë mbretit se asi është kthyer!” deklaroi Fury. Makhmudov, një rus me banim në Kanada, është një pretendent i fortë për peshat e rënda i cili ka humbur vetëm ndaj kundërshtarëve me cilësi të mire. Makhmudov dominoi britanikun e famshëm Dave Allen në Sheffield në ndeshjen e tij më të fundit....
Burimi:
telesport.al