Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

Trajneri që udhëhoqi Kroacinë në 111 ndeshje dhe e çoi drejt sukseseve historike njoftoi largimin pas eliminimit nga Portugalia në fazën e 1/16-ave të Botërorit. Zlatko Daliç nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Kroacisë. Federata Kroate e Futbollit ka konfirmuar përfundimin e bashkëpunimit me teknikun 59-vjeçar, i cili drejtoi ekipin kombëtar në 111 ndeshje që prej vitit 2017. Vendimi vjen pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. Lajmi u konsiderua i papritur, pasi edhe vetë Daliç pranoi se kishte menduar të vijonte në detyrë pas mbështetjes së marrë në ditët e fundit. Nën drejtimin e tij, Kroacia u shndërrua në një nga ekipet më konkurruese në arenën ndërkombëtare, duke regjistruar rezultate historike dhe duke fituar...