ZYRTARE/ Rey Manaj prezantohet te Sivasspor, kontratë deri në 2029 – Balkanweb.com – News24

ZYRTARE/ Rey Manaj prezantohet te Sivasspor, kontratë deri në 2029 – Balkanweb.com – News24

Pritja merr fund, me Rey Manaj që prezantohet zyrtarisht te Sivasspor. “Bomberi” kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë. Manaj firmosi deri në 2029, një kontratë e re 3,5-vjeçare. Në këtë rikthim të tij të dy në Sivas, Manaj erdhi falas pasi më herët ndërpreu kontratën me Sharjah. Pas prezantimit zyrtar, sulmuesi kuqezi do të vihet menjëherë në dispozicion të ekipit, me Sivasspor që këtë edicion militon në Kategorinë e Parë në Turqi. Manaj u prit fillimisht si një idhull nga tifozët e Sivas, skuadër ku për dy sezone në 63 ndeshje shënoi 34 gola. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb