ZYRTARE/ Një tjetër lojtar njofton largimin nga Tirana

ZYRTARE/ Një tjetër lojtar njofton largimin nga Tirana

Futbollisti Qëndrim Ismaili ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Tiranës përmes një komunikimi në rrjetet sociale. Mesfushori 26-vjeçar u bë pjesë e klubit bardheblu në janar të vitit 2024, duke u transferuar nga ekipi i Gjilanit. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, ai regjistroi gjithsej 34 paraqitje zyrtare në të gjitha kompeticionet. Ismaili u aktivizua për 2135 minuta në kampionat, si dhe mori minuta në Kupën e Shqipërisë dhe në ndeshjen e “Play Out”-it. Gjatë kësaj periudhe, lojtari arriti të shënonte tre gola me fanellën e Tiranës. Përmes mesazhit të tij, ai shprehu mirënjohjen për mundësinë e dhënë dhe përvojën e fituar te klubi kryeqytetas. Tashmë, shqiptari nga Kosova është lojtar i lirë dhe do të kërkojë një angazhim të ri profesional. Aventura...