Zielinski protagonist me Inter vlerëson trajnerin Chivu: Jam i lumtur me të, më jep besim dhe liri
Piotr Zielinski e nisi me gol vitin 2026, duke shënuar në fitoren 3-1 të Inter ndaj Bologna dhe konfirmuar sezonin e tij të shkëlqyer me fanellën zikaltër. “Ne u përgatitëm shumë mirë për ndeshjen dhe më pas, në fushë, i përmbaheshim asaj që stërvitëm gjatë javës”, tha polaku. “Nuk ishte e lehtë pasi Bolonja shpesh na vinte në vështirësi. Por jemi të lumtur me tre pikët dhe bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Personalisht jam mirë fizikisht, pa dhimbje dhe jam i lumtur. Trajneri më ka dhënë besim, liri dhe dëshirën për t’u argëtuar duke treguar aftësitë e mia”, shtoi Zielenski. “Gjithmonë duhet të përmirësohem duke mbështetur ekipin. Preferoj të luaj në mesfushë, por kohët e fundit Chivu më ka përdorur si një organizator dhe jam...
Burimi:
telesport.al