Zielinski: Për titullin e Serie A do të luftojnë 3-4 skuadra. Lautaro? Uroj të shënojë gol edhe në finalen e Botërorit!
Interi ka nisur përgatitjet në grumbullimin e “Donaueschingen”, në Gjermani, por mendja është tashmë te sezoni i ri dhe objektivat ambiciozë. Kampionët e Italisë nuk mjaftohen me triumfin e fundit në Serie A dhe synojnë të përsërisin suksesin, por edhe të shkojnë më larg në arenën europiane. Këtë e konfirmoi mesfushori polak Piotr Zielinski, një nga liderët e skuadrës sezonin e kaluar: “Kemi ambicie të mëdha. Duam të fitojmë sërish kampionatin dhe Kupën e Italisë, ndërsa në Champions synojmë të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, kur nuk ishim në nivelin tonë. Interi duhet të synojë fitoret në çdo kompeticion, pastaj do të shohim deri ku do të arrijmë. Nuk fshihemi, e dimë çfarë do të thotë të fitosh dhe sa bukur është ta...
Burimi:
telesport.al