Zhvillime pozitive te Partizani, dy mesfushorë janë gati për sfidën e fundjavës
Adnard Mehmeti dhe Kamer Qaka pritet të bashkohen me grupin në seancat e fundit stërvitore para ndeshjes me Elbasanin. Dy mesfushorët, kaluan një virozë dhe mbetën në momentet e fundit jashtë sfidës me Vllazninë të dielën. Megjithatë, Mehmeti dhe Qaka do të jenë të gatshëm dhe nën urdhrat e trajnerit Oltijon Kërnaja për sfidën e radhës, atë së shtunës në Arena e Demave përballë Elbasanit. Mehmeti, ka qenë një prej lojtarëve stabël të formacionit të kryeqytetasve në këtë sezon duke u aktivizuar në 17 ndeshje të Kategorisë Superiore, teksa ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat. Nga ana tjetër, Kamer Qaka është një nga afrimet e bujshme të janarit nga drejtori sportiv, Agim Ibraimi. Ish-mesfushori i kombëtares u aktivizua në debutimin e...
Burimi:
gijotina.com