“Zhduken” legjionarët në Serie A, dëmtohet sërish Gjimshit, “zverdhet” Ramadani

“Zhduken” legjionarët në Serie A, dëmtohet sërish Gjimshit, “zverdhet” Ramadani

Për fat të keq, legjionarët kuqezi, një pjesë e rëndësishme e tyre, janë “zhdukur” këtë periudhë në Serie A, kjo si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar, apo zgjedhjeve teknike të trajnerëve. I rikthyer në fushë pak javë më parë, Berat Gjimshiti detyrohet të “parkojë” sërish në infermieri. Ishte fundi i pjesës së parë, në sfidën me Torinon, kur Gjimshiti u shtri në tokë. Pamjet dukeshin shqetësuese pasi kapiteni u largua nga fusha mes lotësh duke iu drejtuar menjëherë spitalit. Për fat të mirë, ekzaminimet e para përjashtuan fraktura apo tërheqje, por bëhet fjalë për një traumë të fortë në muskujt fundorë të barkut. Mbetet ende e paqartë koha e rikthimit të tij në fushë, me Atalantën që pritet të dalë me një njoftim zyrtar....