Zgjidhen “mbretërit” e çdo brezi futbolli, çfarë parakalimi ndaj Cristiano Ronaldos!

Zgjidhen “mbretërit” e çdo brezi futbolli, çfarë parakalimi ndaj Cristiano Ronaldos!

Të udhëheqësh një brez futbollistësh në realitetin aktual botëror përbën vlerësim honorifik shumë prestigjioz. Konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë në çdo grupmoshë dhe të dalësh më i votuari mes kaq shumë yjeve është meritë e jashtëzakonshme. Nga 16 deri në 40 vjeç, diapazoni është po aq i gjerë, sa edhe cilësor. Futbollistët më të mirë në botë janë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre për të përcaktuar më të madhin e çdo brezi. Rezultatet kanë sjellë edhe surpriza të forta, mes tyre ndaj Cristiano Ronaldos, i cili nuk kryeson më brezin e tij sipas votimeve. Renditja përfshin emrat dominues të çdo moshe, duke reflektuar ndikimin, vazhdimësinë, trofetë dhe nivelin individual në elitën e futbollit botëror. Ja cilët janë “mbretërit” e çdo gjenerate, sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”.