Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme

Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme

Një tjetër pikë e rëndësishme në rendin e ditës në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit ishte zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Nga votat e delegatëve, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme janë Anila Basha (47 vota pro), Armando Cungu (43 vota pro), Blendi Fevziu (40 vota pro), Edmond Hasanbelli (44 vota pro), Envi Hicka (38 vota pro), Erind Resuli (42 vota pro), Geri Çipi (41 vota pro), Gjergji Petro (27 vota pro), Lutfi Nuriu (43 vota pro) dhe Pano Xhixho (33 vota pro). Para nisjes së procesit, Komisioni i Verifikimit deklaroi se për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv ishin propozuar 13 kandidatë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi...