Zemra e babait… Zidane në Rabat për Algjerinë e Luca-s, gëzim për golin e fitores
7 Janar 2026 12:07 Alfred Lleshi Të martën mbrëma, Algjeria mundi Republikën Demokratike të Kongos 1-0 në 1/8-at finale të Kupës së Afrikës, pas kohës shtesë, me golin vendimtar të Adil Boulbina. Mes tifozëve më të entuziazmuar ishte edhe Zinedine Zidane, i pranishëm në Rabat për të mbështetur djalin e tij, Luca Zidane, portier i kombëtares së udhëhequr nga Petkovic. Ai festoi golin bashkë me gruan, Véronique. Luca, 27 vjeç, i ftuar kohët e fundit nga Algjeria pas pjesëmarrjes me kombëtaret e reja të Francës, ka bërë një kompeticion të shkëlqyer. Ai nuk ka pranuar asnjë gol në tri ndeshjet e para (kundër Sudanit, Burkina Fasos dhe RD Kongo), duke u konfirmuar si elementi kryesor i mbrojtjes së “Fennecs”. Tani ai dhe skuadra presin çerekfinalen...
Burimi:
telesport.al